Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në samitin e liderave të Ballkanit Perëndimor në Maqedoni.
Në fjalën e tij, Rama ka folur në lidhje me projektet që presin të startojnë vetëm pasi të financohen nga BE, në rastin konkret hekurudhaTiranë Durrës.
“Shpresojmë që Bashkimi Europian, të mbështesë Malin e Zi, se nëse segmenti mbetet i pazhvilluar, korridori do të humbasë. Na vjen mirë që korridori i 8 ka hyrë në axhendën e diskutimeve dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut jemi të kordinuar, shpresojmë që edhe për këtë projekt që nënkupton kantier në 2 anët ë ndërtimit, ndihma nuk do të mungojë. Ne jemi duke finalizuar projektin e portit të Durrësit, do të jetë porti i krejt Ballkanit Perëndimor, me krejt standartet, me mallrat përtej rajonit”, tha ndër të tjera ai.
Fjalimi i Plotë:
Është një ditë që nis sot me transportin, sigurinë e rrugëve, qëndrueshmërinë e zhvillimit të të gjithë sistemit tonë të transportit e më pas vijon më pas për mua në Ohër, në Ballkanin e Hapur. Keto 4 liri, të lëvizjes së BE, në Ballkanin Perëndimor janë ajo çka për ne është jetike, ajo çka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve është jetike. Nuk dua të zgjatem me projektet, kemi hyrë në një plan tjetër falë mbështetjes. Falë një kuptimi më të thellë dhe konkret për të bashkuar këto forca në funksion të së ardhmes, një nga segmentet e korridorit blu është në rrugën e ndërtimit, segmentet e tjera janë në dalje në tender ndërkombëtar, jemi besimplotë se në harkun e mandatit të 3-të do të shikojmë frutet e një kantieri të madh.
Shpresojmë që Bashkimi Europian, të mbështesë Malin e Zi, se nëse segmenti mbetet i pazhvilluar, korridori do të humbasë. Na vjen mirë që korridori i 8 ka hyrë në axhendën e diskutimeve dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut jemi të kordinuar, shpresojmë që edhe për këtë projekt që nënkupton kantier në 2 anët ë ndërtimit, ndihma nuk do të mungojë. Ne jemi duke finalizuar projektin e portit të Durrësit, do të jetë porti i krejt Ballkanit Perëndimor, me krejt standartet, me mallrat përtej rajonit.
Është e kotë që të humbasim kohë të diskutojmë nëse rrugët e aeroporteve duhet të jenë kombëtare ose rajonale. Pa sensin e këtyre projekteve jemi të destinuar të humbasim kohë, koha që kemi humbur të gjithë së bashku duke qëndruar me kurriz të njëri tjetrit na ka lënë me humbje.
Është e rëndësishme se këtë vit finalizojmë qëndrën e trafikut, zbatojmë rrugët smart, me 200 km e para. Ka një domethënie të madhe, mbeten të pamjaftueshme se ku jemi nisur e ku duam të mbërrijmë. Ajo që doja të thoja është qe të humbasim më pak kohë sepse ne nuk kemi kohë për të humbur, kemi shumë më pak kohë se koha që ka për të humbur BE apo vendet e mëdha, është e rëndësishme sot që ecuria e BP dhe ritmi i kësaj ecurie të jetë pjesë e vëmendjes dhe të jetë pjesë e mbështetjes së strukturave të BE. Të presësh vite për një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, për shkak të burokracisë është diçka që dhemb shumë dhe krijon shumë frustrim, shkon në të kundërt me qëllimet e mëdha të përbashkëta. Me këtë fjalë të fundit për të ndryshuar pak sensin e kohës, për t’i dhënë vlerë më të madhe, ju falenderoj, shpresoj që isha shkurt, jo aq sa do desha. Sukses që një përfaqëses i një vendi të Ballkanit të flasë më shkurt se përfaqesuesit e institucioneve financiare europiane. Pasi të flisni për rugët dhe urat keni mundësi që të shijoni Tiranën by night.