Nën hetim nga SPAK/ Anëtarja e KPK, vijon të ushtrojë detyrën, ja çfarë shpreh ligji (Emri)

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga SPAK.

Mësohet se Çiftja është duke u hetuar për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh.

Por ndryshe nga sa parashikon ligji, anëtarja e KPK edhe pse është nën hetim nga SPAK, vijon të ushtrojë detyrën. Burime për median pohojnë se jo më larg se dje, ajo ka qenë pjesë e një trupi gjykues.
Ndonëse ligji parashikon që struktura e KPK, duhet të vendosë pezullimin deri në përfundim të hetimeve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *