Ministria e Mbrojtjes ka qartësuar situatën mbi zjarrin që përfshiu ishullin e Sazanit para disa ditësh, duke thënë se janë neutralizuar vatrat e zjarrit dhe situata është nën kontroll.
Në shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 122 efektivë të FA.
Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve.