Nuk iu bindën urdhrit të policisë, pësojnë aksident 2 shqiptarët në Itali, vdes njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident dhe si pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Casert. Gjithçka ka ndodhur kur policia italiane bëri shenjë që mjeti të ndalonte për kontroll, por shoferi nuk i është bindur urdhrit duke i dhënë më shumë gaz makinës, teksa kjo e fundit humbi kontrollin.

Mediat italiane raportojnë se për pasojë nga aksidenti ndërroi jetë 31-vjeçari shqiptar, ndërkohë që bashkëkombësi i tij, një 26-vjeçar tentoi të arratisej, por u arrestua pak çaste më vonë.

Si nisi ndjekja e makinës
‘La Stampa’ shkruan se ndjekja nisi kur dy personat në bordin e makinës parakaluan atë të karabinerisë, e cila po vazhdonte në të njëjtin drejtim si ata, në një pjesë ku parakalimi është i ndaluar.

Dy shqiptarët nuk e ndalën makinën pavarësisht raportimeve të karabinierëve, duke rritur edhe më shumë shpejtësinë. Por siç duket shoferi nuk e kishte parashikuar një kthesë të fortë duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. Po ashtu ka dyshime se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, udhëtonin në një automjet të vjedhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *