Një shpërthim me lëndë plasëse eksploziv ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesi në një lokal në Durrës.
Burime për median bëjnë me dije se lokali është në pronësi të këngëtarit Noyzi, ku dhe i kanë vënë lëndë plasëse eksploziv nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat në të dyja katet e ndërtesës dhe ka dëme materiale dhe në brendësi të tij.Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e konfliktit dhe as kush janë autorët që kanë vendosur lëndën plasëse, por dyshimet janë së është një vazhdim i konfliktit të ndodhur dy ditë më parë ku ai ishte i pranishëm.
Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie.