Ukraina “i shtrin dorën” Izraelit: Na shisni raketa anti-tank që të mbrojmë civilët

Ambasadori i Ukrainës, Yevgen Korniychuk i ka bërë thirrje Izraelit që t’i shesë vendit sistemi raketor të mbrojtjes “Iron Dome”.

Sakaq, bën thirrje dhe për raketa antitank për të mbrojtur civilët kundër pushtuesit. Korniychuk tha në një konferencë shtypi se Ukraina dëshiron të blejë sistemin Iron Dome, si dhe shitja nuk do të kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara.

Korniychuk tha gjithashtu se Izraeli javën e kaluar refuzoi kërkesën e SHBA-së që Gjermania t’i dorëzonte Ukrainës raketa antitank “Spike” të licencuara nga Izraeli. Izraeli e ka kufizuar mbështetjen e tij për Ukrainën në ndihma humanitare dhe ishte i vetmi vend që hapi një spital ushtarak brenda vendit në fillim të vitit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *