Taksat e reja, ministrja e Financave: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%

Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm.

Në një intervistë për Top Channel, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shpjeguar skemën e taksimit për këtë kategori që deri më tani janë trajtuar si biznes i vogël pa taksa.

Ligji i ri që hidhet se shpejti për konsultim publik sipas saj synon të shmangë evazionin dhe të krijojë barazi në taksim.

“Në shumë raste kemi konstatuar shkelje ku një person fizik hap niptin e tij me qëllim për të mos paguar taksa si i punësuar. Ligji e rregullon këtë në dy drejtime, pra duke hequr përjashtimin për profesionet e lira dhe duke pasur një klauzolë, që nuk lejon fragmentimit.

Brenda ligjit kemi një element që nëse ti si person fizik një përqindje të lartë të aktivitetit tënd e ke me një biznes tjetër, atëherë e kategorizojmë si punësim dhe e taksojmë si punësim. Ne jemi duke konsideruar se cilat do të jenë profesionet që nuk do të jenë më subject i përjashtimit por i tatimit me normën 15% për sa i përket tatimit për personat fizikë”, tha Delina Ibrahimi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Por, edhe pse fokusi janë profesionistët e lirë, ligji i ri do të jetë i gjerë dhe do të shtrihet në shumë fusha deri edhe në taksimin për monedhat digjitale.

“Ligji gjithashtu bën disa rregullime sa i përket trashëgimisë, ka nene që flasin për pensionet private vullnetare, ka nene që merren me taksimin edhe të monedhave digjitale.”

Sipas ministres Ibrahimaj përjashtimet aktuale në taksa për sektorë të caktuar do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në vitin 2029.

“Do të vazhdojnë të qëndrojnë ato përjashtime që ne kemi aktualisht që do të thotë bizneset me qarkullim deri në 14 mln lekë, për sektorin e turizmit, incentivat për sektorin e IT apo për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, tha Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë./gazetadita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *