Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.
Abazoviç tha se çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi, përfshirë këtu edhe “Open Ballkan”
“Këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë si të bazuar në progresin ekonomik në biznes. Në mundësi më të mirë që të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe miqësi më të madhe. Kjo për mua është idea e Ballkanit të Hapur. Çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Duhet të kemi dialog, ky është hapi i parë. Të mos kemi frikë nga njëri tjetri dhe të krijojmë klimë progresi në rajon. Politikat e mosrespektimit e të theksimit të konflikteve të vazhdueshme kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani”, tha ai.