Vijon numërimi i votave në qarkun e Durrësit. Deri tani, Lëvizja Socialiste për Integrim me Elona Gurin ka humbur mandatin. Nga numërimi i 394 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste ka kaluar në avantazh, duke i rrëmbyer mandatin e vetëm LSI-së në këtë qark.
Ndërkohë që me mandatin e marrë në Durrës, partia Socialiste tashmë shkon në shifrën e 74 mandateve në rang kombëtar. Deri më tani procesi i numërimit në qarkun e Durrësit, vijon dhe rezultati është si më poshtë, ku PS deri më tani ka siguruar 8 mandate, PD 6 mandate dhe LSI asnjë mandat.
Kuti të numëruara: 413 / 481
PS 65.931 vota
PD 54.427 vota
LSI 8.105 vota