Moti ka marrë një kthesë të fortë gjatë ditës së sotme pas disa ditëve të nxehta, ku gjatë kësaj të mërkure vendi ynë do të përfshihet nga rrebeshet e shiut.
Pritet që moti të jetë i lëkundur edhe gjatë ditëve në vijim me reshje në pjesën jugore dhe lindore të vendit, pavarësisht një përmirësimi të dukshëm që do të ndodhë gjatë ditës së nesërme.
Temperaturat pritet të luhaten në mes 25-28 gradë Celsius në zonën qendrore të vendit duke zbritur deri në 20-24 në zonat veriore dhe veri-lindore.