Dy shoferë janë arrestuar në Vlorë, pasi drejtonin automjetin në mënyrë të paregullt.
Sakaq, policia bën me dije se janë pezulluar 9 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 1234 masa administrative.
Mësohet se shkak për këto të fundit është bërë drejtim i automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar por edhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Vlorës ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve, si dhe evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Si rezultat, gjatë një jave, janë arrestuar 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga të cilat: 6 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1234 masa administrative, të ndara si vijon:
– 197 masa për tejkalim shpejtësie mbi normën e lejuar;
– 113 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 130 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 15 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 108 masa për parakalim të gabuar;
– 279 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 389 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm