“Ndalim i paligjshëm”, Apeli liron kontrollorët e aeroportit të Rinasit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për tre kontrollorët e Rinasit. Togat e zeza caktuan masën ‘’detyrim paraqitje për Armando Fezgen dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga arrest shtëpiak do të hetohet në gjendje të lirë.

Tre kontrollorët u arrestuan pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë tre kontrollorët akuzoheshin për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *