Tragjedia e Berlinit, viktima një mësuese, të plagosur disa nxënës nga Hessen

Policia bëri me dije se viktima në tragjedinë e sotme në Berlin është një mësuese dhe të plagosur kanë mbetur edhe disa nxënës të një shkolle nga Hessen që kishin shkuar për një vizitë në Berlin.

Ngjarja tragjike për të cilën po hetohet  ndodhi në orën 10:30  kur automjeti që drejtohet nga një 29 vjecar me origjinë nga Armenia dhe shtetas gjerman, erdhi nga pjesa perëndimore e Berlinit me shpejtësi me automjetin e tij .

Sipas policisë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për veprim të qëllimshëm apo aksident por komentet e dëshmimtarëve hehdin dyshime për akt të qëllimshëm. Automjeti hyri fillimisht në trotuar, pastaj u kthye në rrugë dhe erdhi përsëri në troruar me shpejtësi cka hedh dyshime për një akt të qëllimshmë.

29 vjecari u arrestua, tha zëdhënësi i policisë Thilo Cablitz në vendngjarje dhe ai aktualisht po trajtohet në spital për një dëmtim në kokë. Burri fillimisht u mbajt nga kalimtarët. Sipas burimeve policore, shoferi ka bërë komente të ngatërruara kur është arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *