“Tërbohet” moti në Elbasan/ Stuhia e erës shkul pemët, ka rrëzim gurësh nga lartësia

Moti i përkeqësuar papritur ka përfshirë Qarkun e Elbasanit dhe është shoqëruar për rreth 30 minuta me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, vetëtima dhe rrufe në disa zona.

Sakaq janë krijuar situata problematike në disa akse të rëndësishme, ku ka pasur rënie gurësh nga lartësitë e shkulje pemësh nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Fatmirësisht, deri në mesditë nuk rezulton të ketë pasur asnjë pasojë në jetët e njerëzve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *