Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga 42-vjeçari nga Tirana

Lulzim Halili 42-vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi i akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, psai Gjykata e Aostës, në Itali e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *