Treni del nga shinat në Iran, raportohet për 17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një tren ka dalë nga shinat, ndërsa 86 persona janë plagosur. Treni që kishte 350 pasagjerë goditi një ekskavator në një zonë të shkretëtirës në Iranin qëndror. Sipas autoritetve shkak i aksidentit është bërë një gabim njerëzor.

“Njëzet njerëz u vranë në përplasje”, tha Ahmad Dehgan, kreu i shërbimit të ndihmës së parë të provincës Yazd.

 

Shefi i operacioneve të shpëtimit Mehdi Valipur tha se pesë nga 11 vagonët e trenit kishin dalë nga shinat. Aksidenti ndodhi në një zonë të shkretë pranë qytetit të Tabas, 900 km në jugperëndim të Teheranit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *