Një muaj nga aksidenti i frikshëm te “Rruga e Kavajës”, dalin nga spitali çifti Konomi

U përplasën nga makina te “Rruga e Kavajës”, dalin nga spitali çifti Konomi.

Prej më shumë se 4 javësh ata ndodheshin të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta që morën si pasojë e përplasjes nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani. Ky i fundit u arrestua disa orë pas aksidentit, ku rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Çifti Arjan dhe Vilma Konomi, së bashku me foshnjën e tyre, ishin duke kaluar rrugën në momentin kur u përplasën nga Sulejmani, i cili po ecte me shpejtësi të lartë dhe me semafor të kuq.

Fatmirësisht foshnja, shpëtoi pa marrë plagë të rënda dhe la spitalin të nesërmen e aksidentit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *