Lija e majmunit/ Konfirmohet rasti i parë zyrtar në Greqi

Rasti i parë zyrtar me linë e majmunëve është konfirmuar në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga Organizmi Kombëtar i Shëndetit EODY me një njoftim të fundit.

Mësohet se rasti është identifikuar në spitalin “Andreas Syggros” dhe bëhet fjalë për një person që së fundmi kishte udhëtuar drejt Portugalisë. Testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik  ka rezultuar pozitiv, ndërsa rezultatet priten edhe nga Laboratori i Mikrobiologjisë i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Aristotelis të Selanikut për konfirmimin gjenomik të virusit të lisë së majmunit. Pacienti ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

“Sipas të dhënave epidemiologjike të disponueshme deri tani, rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët, pasi sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetëkufizuese dhe karakterizohet nga transmetueshmëri relativisht e ulët”, thekson gjithashtu në njoftimin e tij Organizmi Kombëtar i Shëndetit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *