Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Shtetasi me iniciale R. Xh., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sakaq, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black bag”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *