Sot është 350 vjetori i lindjes të Pjetrit të Madh (1672-1725), themeluesit të shtetit modern rus, reformatorit të madh që, me çmimin e dhunës mizore, u përpoq ta modernizojë Rusinë, por duke ruajtur me fanatizëm traditat e saj. Një vit para vdekjes ai la një “Testament politik” që ka qenë busulla udhërrëfyese e politikës të jashtme të Perandorisë të themeluar prej tij në këto 350 vjet, që nga autokratët caristë, bolshhevikët e Lenin-Stalinit dhe deri tek Vladimir Putini i ditëve tona.
Janë 13 porosi (amanete) që duhet t’i mbajë parasysh çdo politikan, por veçanërisht ata që kanë përgjegjësi botërore si SHBA-ja, por edhe vende të vogla si ne që nuk jemi jashtë synimeve të politikës ruse në Ballkan.
- Pjetri i Madh, duke zbuluar një përrua, e shndërroi atë në lumë; pasardhësit e tij duhet ta bëjnë një oqean të madh, që do të mbulojë të gjithë Europën.
- Pasardhësit e tij duhet të jenë në gjendje lufte të përhershme me Evropën dhe të përfitojnë nga çdo rast që të hapin luftë.
- Duhet të përfitojmë në maksimum nga zbulimet dhe mësimet që vijnë nga jashtë, gjithmonë duke ruajtur identitetin tonë.
- Të mbjellim grindjet në Poloni.
- Të zgjerojmë trojet tona sa më shumë në dëm të Suedisë.
- Të bashkohemi në lidhje martesash me princeshat gjermane.
- Të nxisim tregtinë tonë me Anglinë.
- Të fitojmë pa reshtur troje drejt Veriut, drejt brigjeve Baltike dhe drejt Jugut, në drejtim të Detit të Zi.
- T’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur Konstantinopojës dhe Indisë.
- T’u hapim luftë Turqisë dhe Persisë, me qëllim që t’i pushtojmë dhe të arrijmë në Gjirin Persik
- Le të bëjmë Greqinë, Hungarinë, Poloninë…etj. një kolonë të pestë për Rusinë.
- Pas vënies në dorë të Suedisë, të Persisë, të Polonisë, të Turqisë, Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë.
- Të gjitha këto janë të mundshme. Evropë duhet shkatërruar.
Shkruar në vitin 1724 në Moskë
Nënshkruar: Pietri i Madh.