Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit Ramiz Nikdukaj, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç këto dy të fundit nga Cërriku.
Gjykata ka marrë kërtë vendim pasi ata janë kapur në një “shtëpi bari” në Koplik, ku në banesën e Nikdukaj sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.
Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambientin ku kultivoheshin bimët.