Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga plagosja e policit në Gjirokastër i cili u plagos me bishtin e kazmës.
Mësohet se efektivi është rrahur tek “Ura e Lumit” në momentin që ka qenë në krye të detyrës.
Ai është sulmuar nga dy persona që nuk janë identifikuar ende dhe është lënë i plagosur në rrugë. Kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Për shkak të plagëve të marra e gjendjes së rëndë shëndetësore, Muho është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime për median bëjnë me dije se efektivi Sokrat Muho, ditën e djeshme ka pasur debate me dy bashkëfshatarët e tij nga Progonati dhe sot ata e kanë rrahur në Gjirokastër.