Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka konfirmuar të enjten se në Ankara nuk u arrit asnjë marrëveshje për eksportin e ngarkesave të grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Turqia u bë negociatorja për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për të zbutur krizën globale të ushqimit, duke negociuar një kalim të sigurt për grurin e bllokuar në portet e Detit të Zi dhe dje në Ankara u zhvillua një takim midis ministrit të Jashtëm turk Çavusoglu dhe homologut të tij turk Lavrov. Por edhe pse u mendua se do kishte një marrëveshje kjo nuk është arritur.
Sipas Komisionit të BE-së, kriza e ushqimit dhe drithit në Ukrainë është rezultat i” një rrethimi të ftohtë, të pandjeshëm dhe të llogaritur nga Putin për disa nga vendet dhe njerëzit më të cenueshëm në botë. Ushqimi është bërë pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit.“
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se miliona njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga uria nëse Rusia nuk e lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj. “Ne nuk mund të eksportojmë grurë, misër, vaj vegjetal dhe produkte të tjera që kanë luajtur një rol stabilizues në tregun global”, tha Zelensky në një fjalim video të regjistruar “. Kjo do të thotë se, për fat të keq, dhjetëra vende mund të përballen me mungesë fizike të ushqimit. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha presidenti ukrainas.
Nga Turqia një ditë më parë në një takimme homologun turk Lavrov deklaroi se Rusias angazhohet të mos sulmojë nëse Ukraina pastron portet nga raketat.