I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 24-vjeçari në Tepelenë

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi rezultonte në kërkim për plagosje.

Shtetasi, Endri Kokona është dënuar nga gjykata e Apelit me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit bazuar në  informacionet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim. Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *