Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 43-vjecari Jorgo alias Genti Golemi, i cili dy ditë me parë vrau me thike 43-vjeçarin Kledi Koka në shëtitoren e Sarandës.
Sipas hetimeve, shkak i ngjarjes u bë në sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës. Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit.
Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thike e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë.
Për shkak të hemoragjisë së madhe ne mushkri, ai ndërroi jetë gjatë operacionit në spitalin e Sarandes. I mbrojtur nga një avokat i ardhur nga Tirana, Golemi ështeë shprehur i penduar sot para trupit gjykues të kryesuar nga Fatmir Ndreu.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë sesa shoku im. E kisha shok dhe mik”, mëoshet të ketë thënë ai.
Ne fund të seancës, prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar si masë “Arrest në burg”, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.