Ish-kryeministri Sali Berisha, ka debatuar sot në parlament me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke i thënë se e ka vendin te Dumani dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë.
Berisha: Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Fjalorin e kam unë mos kij merak, por …!
Po si ka mundësi mo që keni vendosur policinë më të egër. Ku i gjeni këto rregulla ju? I gjeni në labirinthet psiqike të një njeriu, që ka kaluar çdo fazë normaliteti. Si ka mundësi që silleni në këtë mënyrë? Çfarë ju duken juve zgjedhësit tuaj, pse nuk flisni për ta.
Kapërdiseni me luks, si të jeni në sallat e modës. Ndaj dhe njëherë për qytetarët thirrja ime është kjo, nëse këta nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie
Manastirliu: Në tetë vite të qeverisjes tënde i bëre spitalet kioska, ku shiteshin pizhame. Nuk bëre asgjë përveçse ju vure kolegëve tuaj çimka, për të kuptuar se nga të vinte e keqja. Unë kam punuar dyfish, se po të kishe bërë gjë ti zotërote, do ishim duke bërë më shumë.