E rëndë/ Gjendet një person i mbytur në afërsi të portit të Vlorës

Një person i gjinisë mashkull është gjetur i mbytur ditën e sotme.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë në Molin e Vjetër.

Personi në fjalë ishte futur të lahej, por moti i keq e reshjet e shiut kanë ashpërsuar detin.

Për pasojë, dallgët e mëdha nuk kanë lënë pushuesin që të dalë i gjallë nga uji.

Trupi ka dal në kalatat e portit të Vlorës dhendodhet ende në det. Viktima është ende i paidentifikuar.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *