Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka pranuar se ka marrë si dhuratë një orë me një vlerë prej 20 mijë dollarëve nga kryeministri i Katarit, Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani. Në një intervistë për “KTV” , ministri ka thënë se kishte menduar ta kthente pas, por theksoi se u frikësua se raportet mes dy shteteve mund të prekeshin nga ky gjest e se do të shkaktonte trazira.
Po ashtu ka bërë me dije se për dhuratën ka vënë në dijeni menjëherë eprorin e tij, kryeministrin Albin Kurti.
“Në një hulumtim sipërfaqësor që unë kam bërë kam kuptuar që është diku rreth 20 mijë euro dhe menjëherë i kam shkruar eprorit tim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me idenë që potencialisht edhe ta kthej. Por, pas analizës dhe pas shqyrtimit të këtij skenari doli që raportet mes Katarit dhe Kosovës mund të lëndoheshin dhe unë e kam njoftuar kryeministrin se dhuratën do ta marr, por jo për vete personalisht. Ora ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe e kam deklaruar në doganë. Pas rehatimit unë e hapa dhuratën dhe e pash që është një dhuratë e shtrenjtë që siç duket për këto vende nuk është e jashtëzakonshme, por për rrethanat e tona unë besoj që është jashtëzakonisht e shtrenjtë,”– tha Sveçla në KTV.
Sveçla theksoi se i ka dorëzuar edhe ai një dhuratë kryeministri të Katarit. Mesiguri diçka më të lirë…