Dita e sotme në parlament është shoqëruar me debate të forta midis opozitës dhe mazhorancës, por ka patur edhe replika mes demokratëve.
Flamur Noka ka debatuar ashpër me Gazmend Bardhin.
Noka e ka akuzuar se disa nga deputetët e PD po bashkëpunojnë me mazhorancën. Ndërsa Bardhi i është përgjigjur menjëherë duke theksuar se me urdhër të Berishës deputetët e PD në bashkëpunim me socialistët po mbajnë të bllokuar Komisionin e Investimeve.
Pjesë nga debati:
Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.
Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj, por ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës.
Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky parlament.