Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Open” ka folur se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga posti i presidentit. Meta shprehet se do të fokusohet tek llogaridhënia në Shqipëri ku sipas tij nuk egziston në asnjë aspekt.
“Çdo pyetje pas 24 korrikut do e marrë përgjigjen pas 25 korrikut. Prej kohësh se 25 prilli përcaktoi detyrën time. Jam betuar mbi kushtetutë dhe pjesë e betimit është edhe afati kushtetues deri më 24 korrik. Për të gjitha ato shqetësime që ju keni.
Nuk mund të funksionojë parlamenti ashtu. Nuk ekziston llogaridhënia në Shqipëri në asnjë aspekt. Shqiptarëve u shpallen disa vendime dhe bllokohet referendumi”, tha Meta.