I ftuar në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili Meta deklaroi se do të angazhohet për instaluar referendumin.
Ai foli edhe për krijimin e LSI-së duke përmendur edhe një diskutim me ish kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano. Ai tha se Nano i propozoi që ai të bëhej president dhe Meta kryeministër.
“Angazhimi im është për të instaluar referendumin dhe për të bashkëpunuar me shqiptarët që kanë nxjerrë mësime pas kaq kohësh dhe të kuptojnë se gjëja më e rëndëisshme është kushtetuta. Kjo i tejkalon të gjitha.
Nuk e di. Mund të them që edhe kur kam krijuar LSI nuk e kam krijuar se duhet të krijoja një parti. Unë isha në PS dhe Fatos Nano m’u lut që të bëhej ai president. Ma solli marrëveshjen që të bëhej ai president.
Krijova një parti për t’i hequr Shqipërisë një pengesë të madhe për negociatat. U çelën negociatat por nuk u mbyllën. Zgjidhja që u president Moisiu me konsensus solli çeljen e negociatave”, deklaroi Ilir Meta.