Moti këtë ditë të premte do vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Pritet një ditë me vrqanësira dhe me interale të shkurtra me diell.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve me rrufe. Aty ku do të krijohen kushtet breshër lokal.
Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi mesatare dhe lokalisht e vrullshme në momentet me shtrëngata. Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 12 deri 22°C
- në zona e ulëta 14 deri 27°C
- në zona bregdetare 16 deri 27°C