Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se sot më shumë se kurrë është në dorën e shqiptrëve zgjedhja.
Berisha në një komunikim me gazetarët tha se PD konsideron jetike krijimin e një froniti opozita për shpëtimin e shqipërisë të përbëra nga forca të ndryshme politike, shoqëri civile, rreth akademik të gatshëm për tu përballur me pushtetin monist të Edi Ramës.
“Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në dorën e vet shqiptarëve të atyre që e duan këtë vend. Kjo është premisa më jetike për zhvillimin e vendit të tyre. Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin e një froniti opozitat për shpëtimin e Shqipërisë të përbëra nga forca të ndryshme politike, shoqëri civile, rreth akademik të gatshëm për tu përballur me pushtetin monist të Edi Ramës. Shqipëria duhet të shpëtohet nga Edi Rama dhe krimi. Shqipëria nuk është republike moniste e Hoxhës por e Edi Ramës. Të ndërpresim menjëherë çdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës si një kontribut për vendosjen e demokracisë në vend”, tha Berisha.