VIDEO/ Sherri elektoral në Durrës mes Vangjush Dakos dhe Ferdinand Xhaferrit në KZAZ: Çfarë zagarësh qenkemi ne?!  

Në Durrës situata politike vijon të jetë e nxehtë, edhe pse po numërohen votat e fundit dhe fitorja e PS-së, është konfirmuar tashmë. Por kjo nuk ka shmangur një përplasje deri fizike mes ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe mbështetësve të tij, me kreun e Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në KZAZ-në numër 21 në qytetin e Durrës. Xhaferri është futur brenda KZAZ-së në momentin që mbështetësit e Partisë Socialiste festonin fitoren, votë pas vote. Kreu i PD-së së Durrësit, është afruar pranë ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe i ka thënë ‘të lumtë’.

Ky i fundit me ironi është shprehur “Urime”. Xhaferri ka vijuar replikat dhe ka thënë: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarët e Dakos.

Këto fjalë kanë sjellë reagimin e mbështetësve të PS-së që kanë hedhur shishe e bidonë me ujë në drejtim të Xhaferrit. Vetë Dako ka thënë:  Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?

Përplasja më pas është zhvendosur mes mbështetësve të të dy palëve, të cilët kanë nisur të kapen fizikisht. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij sherri të ndodhur, ndërkohë që pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë policia.

Featured image of article: Sherr në Durrës! Vangjush Dako përplaset me Ferdinand Xhaferrin në KZAZ: Çfarë zagarësh qenkemi ne? Morët ****

Ferdinant Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”. Xhaferraj është acaruar nga kjo replikë me ironi dhe i ka thënë: Je bo politikan ti? Kjo gjë ka acaruar situatën dhe mes tyre ka nisur përplasja fizike.

https://www.youtube.com/watch?v=IBoJJkVJcTk&feature=emb_logo

Pjesë nga biseda:

Ferdinand Xhaferri: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarë të Dakos.

Vangjush Dako: Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?

Mbështetësi i PS kërcënon atë të PD: Mbaje mend ça do të bëj…!

Xhaferaj i afrohet Dakos dhe mbështetësve të PS.

Ferdinand Xhaferaj-mbështetësve të PD: Mos u merrni me këta, janë llumi…

Pas këtyre replikave, sherri ka kaluar mes mbështetësve të të dy palëve, të cilët u kapën dhe me grushte e përplasje fizike.

/Video: Dosja.al/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *