E rëndë/ Një fëmijë 2-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i banesës në Tiranë

Një fëmijë 2-vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *