Detaje të reja nga aksioni i SPAK me antimafian italiane, të cilët çmontuan rrjetin kriminal mes Italisë dhe Shqipërisë, për skemën e mashtrimit me shërbimet mjekësore në sipitalet e Italisë.
Në pranga kanë rënë 9 shtetas, mes të cilëve edhe mjekë, si dhe janë sekuestruar 500 mijë euro dhe barna me përmbajtja narkotike me vlerë 20 mijë euro.
Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e aksionit, ku duken të akuzuarit, teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.
Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’, që falsifikuan dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.