Ishin nisur drejt Tiranës, dy të rinjtë nga Vlora grabiten në durrës, autorët me maska covid i morën makinën dhe u larguan

2 të rinj nga Vlora janë grabitur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës por janë ndaluar në dalje të qytetit të Durrësit pranë kolegjit Turk, rreth orës 22:35 nga dy persona të armatosur.

Dy shtetas të maskuar me maska covid dhe kapele i kanë ndaluar dhe u kanë marrë makinën tip Audi A7 me targa AB080BU, ngjyrë e zezë, duke i kërcënuar me armë tip pistoletë.

Kanë qenë dy persona me makinë tip bmv seria 5 që i kanë ndaluar dhe i kanë kërcënuar me armë. Të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip ‘Audi A7′”, njofton Policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *