Zbulohen emrat e mjekëve të skemës italiane, nga medikamente me përmbajtje narkotike deri te favore seksuale, ja çfarë përfitonin

Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe janë mjekët e proceduar penalisht nga Policia, pas një operacioni të SPAK dhe Antimafias së Milanos, për goditjen e një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e ilaçeve me përmbajtje droge dhe lëshimin e recetave të rreme mjekësore, për vizita në Itali.

Mantelbardhët shqiptarë nuk janë emra të panjohur. Njëri prej tyre është Aurel Vula, bashkëshorti juristes së njohur Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka qenë dhe mes kandidateve që ka garuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Aurel Vula, mjek Pediater Rheumatolog dhe ka një klinikë private në Rezidencën Kodra e Diellit. Mjeku tjetër që figuron dhe në regjistrat e Policisë së Shtetit është Ilir Broqaj. Ai është me profesion mjek anestezist-reanimator dhe në vitin 2013 ka pasur një episodë të ngjashëm.

Ilir Broqaj është arrestuar për korrupsion por është lënë i lirë në sallën e gjyqit. Të dy, Vula dhe Broqaj shërbejnë në QSUT dhe referuar njoftimit zyrtar të SPAK, zyrat e tyre janë kontrolluar sot nga oficerët.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Dosja është përgatitur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dorina Bejko, të cilët kanë hetuar për një periudhë rreth 18 mujore. Në kuadër të këtij hetimi nën koordinimin e EUROJUST, SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar gjysmë milionë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 20 mijë eurove.
Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.
Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *