Kanë dalë detaje të reja mbi vjedhjen e mjetit luksoz “Audi A7” në Durrës.
Në dëshminë e 31-vjeçarit vlonjat që ka dhënë për policinë. I riu i cili ka qenë i shoqëruar, është paraqitur në policinë e Durrësit ku dhe ka denoncuar vjedhjen e makinës ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.
“U nisëm dy makina drejt Tiranës nga Vlora. Sa hymë në autostradë në Durrës ndalova për të kryer nevojat fiziologjike. Makinën e lashë hapur e me çelës ndezur. Dy persona e morën, por ishte errësirë dhe nuk munda t’i dalloja”, mësohet se ka thënë 31-vjeçari.
Policia e Durrësit ka deklaruar se pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kërkuar për kamera sigurie për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, por nuk kanë gjetur. Më pas janë referuar materialet në prokurori.