Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin këtë të shtunë, pasi një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura.
Mësohet se shtetasi me iniciale P. Gj., ka qenë i punësuar roje te serat.
Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë vrarë me thikë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.