Dy vëllezër, janë arrestuar në Fier pasi kanë goditur njëri -tjetrin me sende të forta.
Shtetasit me iniciale F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sakaq, një tjertër shtetas është shpallur në kërkim pasi ka vjedhur para në një karburant.
Shtetasi me iniciale H. K., 38 vjeç, punonjës në një pikë karburanti ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qënë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale