Një banor i fshatit Mbrostar të Fierit kanë pohuar në media se 67-vjeçari i cili u gjet i vrarë këtë të shtunë pranë serave ku punonte si roje nate, ka qenë njeri i mirë dhe se nuk pasur probleme në fshat.
Një nga fqinjët e tij tha Petraq Gjika ka pasur probleme vetëm më vëllian e tij që ishte kryeplak fashti, ku sipas këtij të fundit ai nuk fliste më të prej kur janë martuar. Sakaq shtoi se shteti bën gabim që e mban për kryeplak këtë person pasi është problematik.
“Punonte natën roje, në fshat nuk ka pasur probleme përveç se me të vëllanë që është kryeplak. Kanë pasur probleme që kur janë martuar nuk flisnin.Bën gabim shteti që e mabn si kryeplak atë, ai është spiun një kriminel, edhe mua më ka bërë presion. Ça nuk ka bërë, 99-at i din vetë shteti për Vasilin,” tha fqinji.