“Çatia e ekonomisë” duhet riparuar në kohë të mirë/ Për vite s’ndodh asgjë dhe në disa javë të përmbyset! Ja çfarë është Stagflacionin…

NGA Irena Beqiraj

Keni dëgjuar ndonjë politike bërës të flasë për Stagflacionin ?

Fjala stagflacion ka me shumë se 5 muaj që mbizotëron në çdo artikull , debat ekonomik kudo në botë . Në fund të Dhjetorit 2021 , Guvernatorët e Bankave Qendrore varrosën një herë e mirë konceptin “inflacion I përkohshëm” , duke pranuar që gjigandi inflacion kishte dalë për kohë  të gjatë nga shishja. Me fillimin e luftës në Ukrainë , kambanat e alarmit se një recesion i ngjashëm me atë të viteve 70 , pezmatoi  edhe optimistët e pashërueshëm .

FMN-ja edhe Banka Botërore kanë rishikuar pozicionet makro- ekonomike të ekonomive botërore,  ku qartazi vërehet një lëvizje e ekonomive më të mëdha në koordinata që tregojnë rritje të ulët edhe inflacion të lartë ( lëvizje nga pika blu tek pika portokalli ose ndryshe hyrje ne stagflacion Grafiku).

Në ekonomi mund të mos ndodh gjë në dekada , por në disa javë mund të ndodhin dekada . Ndaj “çatia e ekonomisë” duhet riparuar në kohë të mirë .

Shqipërinë rritja e çmimeve të energjisë elektrike e gjeti me çmimin më të lartë në rajon, sidomos për bizneset. Kështu që qeveria kishte pak hapësirë për rritje të menjëhershme të saj (gragiku) .

Me rishikimin e çmimit të energjisë për konsumatorin familjar mbi 700 KW, në muajt e ardhshëm Shqipëria do ta  humbasë shpejt “krenarinë” e vendit me rritjen më të ulet të inflacionit në rajon, edhe nëse kriza vazhdon, shpejt do të rikthehet në vendin me çmimet e energjisë më të larta në rajon .

Madje duke parë gjithë kuadrin makro , vendi me borxhin më të lartë në rajon , konvergjencën më te ulët të të ardhurave për frymë , produktivitetin më të ulët , edhe varfëri të lartë , ka nevojë për reflektim me këmbë në tokë edhe aspak për optimizëm afatshkurtër sidomos nga qeveria.

Keni dëgjuar ndokënd nga elita politik-blerëse ( përfshirë Guvernatorin ) të flas për ketë situatë të re e të vështirë ekonomike, edhe çfarë duhet bërë ?

Ne nuk e kemi luksin të kemi një parlament apo elitë politike ( përfshirë edhe Guvernatorin ) të “Modaliteteve artistike”, ku recitohen vargje , ku aktrohet me tonalitetin e zërit edhe me ngarkesën emocionale të epiteteve . Kjo lloj politike bërja në një situatë ekonomike të tillë është më shumë se fatkeqësi./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *