Artemis është gjallë! Letra anonime rindez shpresat për gjetjen e adoleshentes shqiptare

Një mesazh anonim i ka mbërritur familjes së adoleshentes shqiptare Artemis Vasilis, pas më shumë se një vit nga zhdukja e saj.

“Artemis është gjallë”, ky është mesazhi që i është dërguar avokatit të familjes së Artemisit.

Në letër shkruhet se e reja është gjallë por mbahet nga dy vrasës kundër dëshirës së saj që e zhvendosin herë pas here duke zhdukur gjurmët.

“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vasilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohet në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale”, shkruhet në letër.

Gjithashtu zbulon se personat që e kanë rrëmbyer kanë kryer dy vrasje në të kaluarën, duke zhdukur trupat e viktimave.

“Më parë Artemis mbahej në një banesë në koordinatat 37 ° ** ‘**. **” N 23 ° **’ **. ** ” Dy personat që e kanë rrëmbyer kanë vrarë më parë një burrë dhe një grua, me të cilët kanë pasur lidhje”, shkruan dërguesi.

Ditën kur ajo u zhduk, Artemis është parë duke pritur në stacionin e Atikës në Koropi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *