Vrasjet me eksploziv e telekomand godasin sërisht, NGJARJET më të bujshme ndër vite

Një seri ngjarjesh kanë tronditur Shqipërinë vitet e fundit, duke nisur nga vrasjet, plagosjet, vendosje tritoli deri tek atentatet e dështuara.

Mesa duket bota e nëndheshme është zgjuar dhe po godet shenjestrat e saj. Qytetet problematike ku krimi ka fuqi dhe godet qoftë ditën apo natën është Tirana, Vlora, Shkodra, apo Fushë-Kruja.

Vrasja e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj ka rikthyer serinë e krimeve të rënda pas një periudhe të gjatë qetësie. Sadikaj u ekzekutua këtë të shtunë në rrugën Sauk-Teg, nga një shpërthim me telekomandë e cila nuk mund të bëhet në një distancë më të madhe se 500-700 metër. Lënda plasëse shpërtheu në momentin që në rrugë nuk kishte mjete të tjera që mund të rrezikoheshin, çka tregon se autorët e kanë pasur të qartë planin e tyre të veprimit por edhe fushëpamjen.

Dyshimet janë se makinës i janë vënë rreth 150 gram tirol dhe shpërthimi është bërë me telekomandë. Policia dyshon se atentatorët kanë qenë afër automjetit të viktimës. Skena e sotme ngjason me skenat e dikurshme në Palermo të Italisë, ku mafia ishte ajo që vriste këto që i dilte kundër. Fatmirësisht kur ndodhi shpërthimi nuk ka pasur automjete të tjera pranë, pais bilanci mund të ishte akoma më tragjik.

Policia është duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen në fjalë edhe pse praktika është e njëjtë: Atentatorët vendosin pajisjen në makinë, shkelin butonuin dhe më pas e hedhin në erë pa lënë as më të voglin detaj.

Më poshtë, Priza.al ju sjell të përmbledhura dy nga vrasjet më të bujshme që kanë tronditur vendin:

Vlorë-gusht 2014

Vlora u trondit nga një shpërthim me eksploziv në rrugën transballkanike Vlorë-Skelë ku mbeti i vrarë  Isuf Brahimaj dhe një vajzë 19 vjeçare, pasi automjeti i tyre shpërtheu në flakë ndërsa ishte në lëvizje. Viktima, Isuf Brahimaj u gjet i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit. Nga hetimet atëherë dyshohej se shpërthimi ka qënë i telekomanduar me celular, çka e bënte të vështirë punën e hetuesve, pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë.

Emri i Isuf Brahimaj nuk ishte i panjohur për policinë e Vlorës, nga ku mësohej se i kishte shpëtuar dy atentateve të tjera që ishin kryer ndaj Brahimajt, i njohur si biznesmen ndërtimi dhe familjarëve të tij Atëherë u mësua se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodheshin në listën e vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli.

Vlorë-dhjetor 2021

Një shpërthim me tritol u vendos vënë në një garazh, ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Endrit Sadedini. Dyshohet se viktima para se t’i bëhej atentati prej 12 orësh ka qenë në vëzhgim nga autorët. Në garazhi e 33-vjeçarit ishte vendosur 500 gram tritol, që kur ai kaloi pranë shpërtheu, duke i lënë dëmtime të mëdha tek gjymtyrët e poshtëm. Dyshohej se sasia eksplozive mund të ishte fshehur gjatë natës në hyrje të garazhit.

Vlorë- shtator 2011

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi.  Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj në Durrës. Skena ishte më shumë se e tmerrshme. Ishte e qartë se bëhej fjalë për atentat me tritol. Ekzpertiza më pas tregoi se kishin qenë të paktën 400 gramë C4 e montuar brenda mjetit, poshtë sediljes së drejtuesit.Sakaq, ende dosja vijon të mbetet pa autor./priza.al

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *