VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit në Itali, si u kap me 20 kg kokainë Agim Kajmaku

Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë, pasi është kapur  me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove, është mësuar se për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *