Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm ndaj 27-vjeçarit nga Memaliaj, Aleksandër Sadikaj pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi i telekomanduar ka qenë shumë i fortë saqë ka lënduar edhe një grua me një fëmijë të cilët ndodheshin në një makinë pranë makinës së viktimës.
Nga shpërthimi i makinës 27-vjeçari fillimisht humbi dy gjymtyrët e tij dhe pavarësisht kësaj ai arrti të dilte nga makina dhe të shkonte deri në anë të rrugës. Edhe pse më pas u mor nga kalimtar të rastit dhe u dërgua në spital Sadikaj nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.
Sipas të dhënave paraprakre dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe se vrasja është e porositur, kjo pasi Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ishte kapur dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.