Tirana ka bërë zyrtare lojtarin më të ri në ekip. Ardit Hila është veshur bardheblu, duke iu bashkuar kështu kamponëve të Superligës.
Mesfushori është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, pasi në sezonin e shkuar ka luajtur me Kukësin. Më parë Hila ka luajtur për Teutën dhe Partizanin.
“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit!” – Shkruan klubi bardheblu.