U takuan në një klub nate, shqiptari përdhunon 20-vjeçaren në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit. Ku fillimisht 21-vjeçari ka tentuar ta puthë vajzën, më pas e ka prekur, ia ka zgjidhur pantallonat duke e përdhunuar.

Sakaq, në dëshminë e vajzës policia bën me dije se ajo i është lutur të riut që të ndalonte mirëpo shqiptari s’bindej. Në një moment ajo arriti të çlirohej nga kthetrat e 22-vjeçarit dhe të shpëtonte. Më pas ka telefonuar miqtë e saj ku dhe kanë denoncuar në komisariat.

I riu jetonte në Vallefoglia me dajën e tij dhe punonte në ndërtim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *