Tashmë dhe muzika live në restorante do e ketë një kosto. Duhet të keni kujdes pasi mund t’ju ndodhë që së bashku me kostot e ushqimit të keni të përfshirë në faturë edhe çmimin e muzikës live, që deri më tani kushton 200 lekë për person.
Kështu ka ndodhur në Durrës. Një qytetar ka ndarë faturën e tij në rrjetet sociale dhe ka nënvizuar se në listë është dhe çmimi për muzikën live.